Elvana Gjata sërish pjesë e albumit të Poo Bear




Këngëtarja Elvana Gjata është një prej artisteve më të suksesshme shqiptare.

Muajt e fundit ajo është shumë aktive me projekte muzikore, të cilat po rezultojnë shumë të suksesshme.

Këto ditë, këngëtarja lansoi projektin “Off Guard”, këngë kjo më duet me Ty Dolla Sign, projekt ky që po pritet mirë nga publiku.

Por, Elvana nuk është ndalur me kaq, ajo është pjesë e albumit të ri nga Poo Bear me bashkëpunimin “Shade”.

Ky album do të publikohet më datë 27 të këtij muaji dhe pjesëmarrja e saj në këtë album është edhe një hap drejt karrierës ndërkombëtare.




Be the first to comment

Leave a Reply