Emrat e shumicës së ministrave: Kështu do të duket Qeveria Haradinaj!




Tashmë kanë mbetur edhe pak orë deri në mbajtjen e seancës ku do të votohet Qeveria e re e Kosovës. Gati është edhe lista me emrat e shumicës së ministrave që do të udhëheqin dikasteret e Qeverisë Haradinaj nga koalicioni PAN-AKR dhe Lista Serbe.

Klan Kosova shkruan se ka siguruar emrat e njerëzve që do të jenë në krye të ministrive të ekzekutivit të ri që pritet të votohet nesër pasdite.

Ministrat e Partisë Demokratike të Kosovës do të jenë: Abelard Tahiri, ish-këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i cili do ta ketë timonin e dikasterit qeveritar të drejtësisë; Uran Ismajli, ministër i Integrimit Evropian.

Në krye të ministrisë së Financave pritet të jetë Besim Beqaj, kurse për pozitën e shefit të Ministrisë së Kulturës mbetet të vendoset në mes të Enver Hoxhajt, i cili poashtu pritet të jetë edhe zëvendëskryeministër dhe Rexhep Hotit.

Klan Kosova merr vesh se ministrat nga radhët e AKR-së do të jenë: Behgjet Pacolli-ministër i Punëve të Jashtme njëherit zëvendëskryeministër; me ministrinë e Brendshme do të udhëheq Abdylselami Shkodra; ministër i Zhvillimit Ekonomik – Valon Lluka, ndërsa ministrinë e Ambientit do ta drejtojë Albena Reshitaj.

Nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është vendosur që ministra të jenë: Rrustem Berisha i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Pal Lekaj i Infrastrukturës.

Partneri tjetër i koalicionit PAN, Nisma do ta ketë në duar ministrinë e Arsimit të cilën pritet ta drejtojë: Valdete Bajrami ose Shyqri Bytyqi.

 Drejtues i Ministrisë së Diasporës do të jetë Dardan Gashi që njëherit do ta ushtrojë postin e zëvendëskryeministrit.

Tre ministrat serbë që do të jenë pjesë e Qeverisë Haradinaj janë ish-ministri, Dalibor Jevtiq, që do të vazhdojë të udhëheqë me ministrinë e Kthimit dhe Komuniteteve, Ivan Teodosijeviq, që po ashtu do të vazhdojë ta udhëheqë ministrinë e Administrimit dhe Pushteti Lokal.

Ndërsa ministër për herë të parë do të jetë: Nenad Rikalo që do drejtojë ministrinë e Bujqësisë.




Be the first to comment

Leave a Reply