Emri, Athina hedh poshtë zërat për përgatitjen e një plani “B”




Zyrtarë të lartë grek betojnë qëndrimin e njohur tashmë të fqinjit jugor se ndryshimi i Kushtetutës është kusht i paluhatshëm për zgjidhjen e çështjes së emrit. Zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Canakopulos në një intervistë për mediat greke hodhi poshtë zërat për një marrëveshje të mundshme mes Shkupit dhe Athinës pa kaluar filtrat e parlamentit. Canakopulos ishte i prerë, asnjë çështje ndërkombëtare nuk mund të zgjidhet pa marrëveshje ndërkombëtare.

“Çfarë bëhet kur duhet të zgjidhet një problem bilateral? Arrin marrëveshje për një tekst juridik që përshkruan obligimet e të dyja palëve. Respektivisht, pala greke do ta njoh fqinjin me ermin që do të biem dakord. Në mënyrë që pala greke ta njoh këtë emër dhe të marr përsipër oblgime konkrete, një nga to është ashtu siç kemi thënë shumë herë, ndryshimi i emrit kushtetues. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë duhet të marr përsipër obligimin juridik që ta ndryshojë emrin kushtetues, nëse duan që të arrihet marrëveshje” – deklaroi zëdhënës i qeverisë greke Dimitris Canakopulos.

Zëvnedës ministri i jashtëm grek Jorgos Katrugalos nga ana tjetër ka theksuar se ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme edhe për çrrënjosjen e çështjes së irredentizmit.

“Ne dëshirojmë që të gjitha çështjet të rregullohen përmes një Marrëveshjeje ndërkombëtare, ky ishte edhe qëndrimi ynë i parë, por edhe çështja e ndryshimit të Kushtetutës, pasi duan që të mënjanohen të gjitha çështjet e lidhura me irredentizmin dhe të kemi zgjidhje gjithpërfshirëse, erga omnes. Ne duam të ketë edhe karakteristika të qëndrueshme gjë që mund të sigurohet me ndryshimin e Kushtetutës “– deklaroi Jorgos Katrugalos, zv/ministër i Jashtëm i Greqisë.

Zyrtari i lartë grek në këtë kuadër ka theksuar se megjithëse ka progres zgjidhja varet nga Maqedonia pasi Greqia nuk është nën presion dhe nuk ka përse të shpejtojë. Dimitrov dhe Kocijas do të përpiqen ti shoshitin mosmarrëveshjet sa i përket çështjes së emrit në takimin e radhës që pritet të mbahet më 12 prill në Shkup.




Be the first to comment

Leave a Reply