Emri, nesër rifillojnë negociatat në Nju Jork




Shkupi dhe Athina fillojnë nesër në Nju Jork një raund të ri negociatash për zgjidhjen e çështjes së emrit, pasi dështoi edhe oferta nga ana e Greqisë që Maqedonia të emërtohet si “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.

Ministrat e jashtëmDimitrov dhe Kotcias do të takohen të enjten dhe të premten në praninë e të dërguarit të posaçëm të OKB-së Matthew Nimetz, ndërsa paralelisht do të mblidhen edhe grupet e ekspertëve.

Ministri i Jashtëm grek që ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara, tha se e diskutoi gjerësisht këtë çështje edhe me ndihmës sekretarin e shtetit, Wess Mitchell.

“Nuk na bëhet asnjë presion dhe as pranojmë të na bëhet presion. Por pala amerikane interesohet jashtëzakonisht dhe po përpiqet të kuptojë se në ç’pikë ndodhen negociatat dhe cilat janë pikat e vështira”, u deklaroi Kotzias gazetarëve grekë që e shoqërojnë.

Edhe pse nuk pritet që edhe këto bisedime të prodhojnë ndonjë rezultat impresionues, Athina dhe Shkupi rreken të ruajnë kohën e negociatave. Përndryshe, kjo është dhe një dëshirë e partnerëve të fuqishëm. Pas telefonatës me nënpresidentin amerikan Mike Pence, kryeministrit Tsipras i ka telefonuar orët e fundit edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, për t’i shprehur interesimin “e zjarrtë” të Gjermanisë për zgjidhjen e çështjes së emrit.




Be the first to comment

Leave a Reply