Emri, sot raundi i ri i bisedimeve në Vjenë




Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Dimitrov dhe Kocias sot do të takohen përsëri me ndërmjetësuesin për çështjen e emrit Metju Nimic në Vjenë, me qëllim që të arrihet marrëveshje për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Edhe pse Kocias gjatë kohës së bisedimeve në Ohër paralajmëroi se takimi i ardhshëm do të jetë për tre ose katër maj, me siguri në Selanik, burimet greke thonë se takimi i sotëm në Vjenë është një iniciatvë e re e Nimicit, por nuk përjashtohet edhe mundësia se pas këtij takimi të sotëm në Vjenë të ketë edhe një tjetër në Selanik siç ishte e planifikuar.

Ndryshe, Koxias kur u publikua Raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë deklaroi se Maqedonia në qershor nuk do të hyjë në NATO, sepse koha është shumë e shurtër për arritjen e marrëveshjes.




Be the first to comment

Leave a Reply