Enca e para edhe në Stamboll




Dy ditë më parë, këngëtarja Enca Haxhia ka lansuar projektin më të ri me titull “Dua”.

Kësaj kënge ajo ia shoqëroi edhe videoklipin, në të cilin erdhi me skena të nxehta me modelin Pierluigi Fracassi.
Suksesin e këngës, Enca po e vëren që në orët e para të lansimit, duke kaluar shifrën prej 1 milion klikimesh.

Madje, “Dua” është bërë “trend” në YouTube jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe jashtë kufijve.
Në postimin e fundit që ka bërë në Insa-Story, këngëtarja ka bërë të ditur se kënga e saj po dëgjohet e para edhe në Stamboll, arritje kjo që e gëzoi jashtë mase atë.




Be the first to comment

Leave a Reply