Enca e thotë troç: Ja pse kolegët nuk më përkrahin




Enca Haxhia është një ndër emrat më të komentuar në mediet rozë.

Paraqitjet e saj tejet provokuese bëjnë që ajo të jetë kryetemë e medieve rozë, shkruan lajmi.net.
Dy ditë më parë, Enca ka publikuar projektin e saj më të ri me titull “Dua”, videoklipi i së cilës e sjell këngëtaren në skena tejet të nxehta me modelin Pierluigi Facassi.
Kjo këngë po vazhdohet të komentohet shumë, ndërsa Enca po shikon suksesin që po shënon që prej lansimit të saj.
E një element që vërehet tek kjo këngëtare është fakti që pothuajse asnjëherë nuk pranon mbështetjen e kolegëve.
Përmes një statusi, ajo thyen akullin dhe tregon se ku qëndron problemi, duke thënë se është shkak i asaj që e urrejnv për suksesin që po tregon.
“A e dini pse këta artistët tjerë/kolegët kurrë nuk më kanë mbështetur? Sepse ata e urrejnë të më shohin mua ta bëj më mirë sesa ata. Veçanërisht pa ndonjë mashkull ose dashnor krah meje, Ahahahaha”, shkruan ajo.




Be the first to comment

Leave a Reply