Eni Koçi shqetësohet nga fansi: “Do vdesësh një ditë je ushqim për krimba” (FOTO LAJM)




Eni Koci, këngëtarja e njohur nga Shqipëria shquhet për pamjen e saj të bukur dhe format e lakmueshme trupore. Por duket se këngëtarja ka marrë paralajmërime për vdekjen. “Ju duket normale kjo”, shkruan këngëtarja mbi fotot e postuara në Instastory.

“Do vdesësh një ditë je ushqim për krimba” Këngëtarja e mirënjohur nga Shqipëria, Eni Koçi është mjaftë aktive në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 510 mijë ndjekës. Krahas mesazheve të shumta nga ndjekësit të cilët e komplimentojnë bukuroshen, Eni ka marrë një mesazh të çuditshëm nga një person.

“Do të vdesësh një ditë, mos u kreno me trupin sepse je e përkohshme, apet do kthehesh në Tokë. Do vdesësh një ditë je ushqim për krimba”, është mesazhi që Eni e ka bërë publik në InstaStory. Eni Koçi ka thënë se të gjithë do vdesim një ditë, mirëpo nuk e ka kuptuar pse njeri ka vazhduar të ia rikujtoj këtë gjë.

“Më kapi syri një mesazh dhe mu duk vetja në film horror. Të gjithë do vdesim një ditë po nuk e kuptoj se përse ky njeriu vazhdon të ma rikujtoj këtë gjë. Uroj që njerëzit pozitiv të nga rrethojnë sa më shumë në jetë”- ka shkruar Eni.




Be the first to comment

Leave a Reply