Fadil Zendeli kërkon ofrimin e ndihmës ligjore falas për personat të cilët nuk mund ta përballojnë ekonomikisht




Deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli, dje në seancën e Kuvendit, ka ngritur një shqetësim për ofrimin e ndihmës ligjore, për personat të cilët nuk mund ta përballojnë ekonomikisht koston e shërbimit avokator para gjykatës.

Zendeli ka thënë se : Analiza e sistemit të ndihmës ligjore në RM, tregon se ky sistem funksionon me shumë mangësi.

Ai poashtu tha se : procedura juridike falas është me interes të veçantë, me rëndësi është të theksohet se në vendin tonë ka model më të shtrënguar apo restriktiv në krahasim me vendet e tjera kur bëhet fjalë për personat të cilët mund të përfitojnë nga ndihma juridike falas, duke marrë parasysh të drejtën pronësore të kërkuesit .

Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar ligjërisht, e cila do të vendosë qoftë për konfliktet mbi të drejtat dhe detyrimet e tij me karakter civil, qoftë për bazueshmërinë e çdo akuze të natyrës penale të drejtuar kundër tij…

Çdo i akuzuar ka të drejtë që… Të mbrohet vetë ose të ketë ndihmën e një mbrojtësi të zgjedhur prej tij dhe në qoftë se ai nuk ka mjete për të shpërblyer një mbrojtës, të mund të ndihmohet falas nga një avokat i caktuar zyrtarisht, kur e kërkojnë interesat e drejtësisë.

Të ndihmohet falas nga një përkthyes, në qoftë se nuk kupton ose nuk flet gjuhën e përdorur në gjyq, ka thënë deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli, në seancën e Kuvendit. /topalnews/




Be the first to comment

Leave a Reply