Fadil Zendeli: Lëvizja Besa erdhi si përgjigje të Politikave degraduese të qeverisjes së atëhershme VMRO-BDI (VIDEO)




Deputeti më i zëshëm në parlamentin e republikës së maqedonisë Prof, Fadil Zendeli nga Lëvizja BESA, në Kongresin e parë ka theksua se mbajtja e Kongreseve është një moment i rëndësishëm i çdo subjekti politik, ku në tavolin duhet të jenë të arriturat por edhe të metat e një subjekti politik.

Në kongrese duhet të bëhen analiza të punës dhe aktiviteteve të zgjedhjeve të subjekteve politik.

Lëvizja BESA si subjekt politik në zgjedhjet e vitit 2016-të doli si koalicion Rilindje me Besë dhe ishte befasia dhe suksesi më i madh i atyre zgjedhjeve, ne si subjekt ishim në vendin e katërt pas tre subjekteve tjera ku në tërësi morrëm mbi 56,868 mijë vota ose 4.86%.

Lëvizja Besa për herë të parë u përfaqësua në kuvendin e republikës së maqedonisë me 5 deputet, dhe me këtë përbërje ne e krijuam edhe grupin parlamentar, Lëvizja BESA u ofrua si ofertë e re politike si ndonjë freskim i skenës politike në maqedoni por edhe si përgjigje të politikave degraduese të qeverisjes së atëhershme VMRO-BDI.

Kontributi i Lëvizjes BESA ishte shumë i madh në çmontimin e qeverisjes VMRO-BDI dhe periudhës së krijimit të qeverisë së re si rezultat i zgjedhjeve parlamentare ka thënë Zendeli.

Për më tepë ndiqeni videon e mëposhtme:




Be the first to comment

Leave a Reply