Fadil Zendeli : Shumica parlamentare nuk ka strategji si t’a aprovon Ligjin për gjuhët




Fadil Zendeli : Shumica parlamentare nuk ka strategji si t’a aprovon Ligjin për gjuhët edhe përkundër përkrahjes së vazhdueshme të deputetëve shqiptar të opozitës:

Ka qenë top temë e mediumeve dhe e gjithë grupeve parlamentare menyra se si duhet të vijë deri tek aprovimi i ligjit, vërejtëm se ka pasur çarje në shumicën parlamentare përshkak se në rend dite nuk është caktu për herë të parë për ditën e nesërme por është caktu që më herët, edhe herën e fundit kishte mungesë së shumicës parlamentare edhe se partitë politike shqiptare dhe deputetët shqiptarë nuk ishin prezent që të kalone, por shpresoj se janë tejkaluar dallimet e shumicës parlamentare përshkak se edhe kryetari i kuvendit në një intervistë të tij e pranoi se ka çarje mes grupit parlamentar të lsdm-së që do të thotë se gjithë deputetët e lsdm-së nuk janë një mendje rreth votimit të ligjit për gjuhët, edhe kjo besoj që është një moment ku shumica parlamentare dhe nënkuptohet vet kryetari i parlamentit t’i ketë dakorduar këto dallime dhe nesër ashtu sic edhe është paraparë në rend ditë që edhe të votohet ligji për gjuhën shqipe.

Atë që e tha edhe kolegu brenda grupeve parlamentare dhe deputetëve shqiptarë nuk ka hezitime rreth votimit të ligjit, ligji është votuar edhe në leximin e parë, është votuar edhe në leximin e dytë, tash nënkuptohet vërejtjet e Presidentit të shtetit mund të interpretohen në mënyra të ndryshme dhe qasja e tij si President shteti ndaj qytetarëve ndaj isntitucionit, ndaj një e drejte që buron edhe nga kushtetuta dhe marëveshja e ohrit, por ato janë cështje që duhet të zgjidhjen brenda institucioneve dhe ne si subjekte duhet të veprojmë brenda institucionit që të gjejmë zgjidhje të tilla.

Zendeli në mënyrë diplomatike ka kritikuar deputetin e BDI-së ku edhe potencoi se Kolegu nga BDI-ja ka përvojë në bashkëpunimin me VMRO-në edhe ka qenë një kohë të gjatë në qeverisjen edhe të presidentit të shtetit dhe kanë mundur që ta shfrytëzojnë si përvojë të tyre në komunikimin e tyre që të tejkalohen këto dallime rreth ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Ne si grup parlamentarë kemi pasur vërejtjet tona dhe opinioni publik është i njkoftuar rreth vërejtjeve që i ka pasur Lëvizja BESA, por megjithatë e kemi vlerësuar që duhet të votohet një gjë e tillë, për momentin është një avancim në krahasim me situatën egzistuese që e kemi me situatën rreth përdorimit të gjuhës shqipe, por e thekjojmë vetëm një cështje hapur, vetëm një cështje që nuk është e mbyllur dhmth nuk mbyllet cështja e oficializimit dhe zyrtarizimit të gjuhës shqipe, ajo që është intencë e shqiptarëve dhe e partive politike shqiptare mos them edhe gjatë sistemit të kaluar por edhe pas pavarsimit të maqedonisë, në deklaratën e partive politike shqiptare nuk është ajo që është interes ose ambicie e shqiptarëve të maqedonisë që gjuha shqipe të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase, atëhere potencoj se është një cështje që mbetet e hapur, nuk është e përmbyllur por ndoshta për momentin tash edhe shumica parlamentare por edhe partitë tjera që janë në opozitë e vlersojnë që duhet të votohet edhe do duhet të realizohet ligji për gjuhët ka thënë Zendeli në emsionin Argument të TVM2./TopAlNews/




Be the first to comment

Leave a Reply