Famija kanibale: “Kemi ngrënë dhe vrarë 30 njerëz”




Pjesëtarët e një familje të akuzuar si kanibalë kanë pranuar se kanë ngrënë dhe vrarë të paktën 30 njerëz.

Vrasjet e tmerrshme thuhet se kanë ndodhur në një periudhe prej 30 vitesh. Policia ka zbuluar deri tani vetëm 8 trupa ndërsa po kontrollojnë për gjetjen trupave të njerëzve të tjerë për të përcaktuar nëse rrëfimet janë të vërteta.

Dmitry Bakshaev nga Rusia ka thënë për hetuesit se ka filluar ‘mbretërimin e territorit të masakrave’ në vitin 1999. Fotoja e tij është publikuar së bashku me një grua 35-veçare që besohet se është një nga viktimat e tij, por emri i saj nuk bëhet i ditur.

35-vjeçari dhe gruaja e tij Natalia, nje infermiere, ishin pjesë e një “familje kanibale”, raporton Daily Mirror.

Pas gjetjes së trupave të viktimave, policia gjeti në shtëpinë e tyre një video për të mësuar mbi kanibalizmin. Bakshaev dhe bashkëshortja e tij i ruanin mbetjet e trupave në frigorifer dhe ne bodrum, sipas Komitetit Hetimor të Rusisë.




Be the first to comment

Leave a Reply