Fatmir Limaj shpallet i pafajshëm në rastin e Bellanicës




Gjykata Themelore e Gjakovës sot e ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn, i akuzuar për rastin e vrasjes së Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit, i njohur si rasti i Bellanicës.

Gjykata nuk ka arritur të vërtetojë se i akuzuari ka qenë në dijeni për veprat që kanë kryer disa ushtarë të UÇK-së. Po ashtu gjykata ka konsideruar se nuk përmban elemente të vepres penale për të cilat akuzohet zëvendëskryeministri aktual.

Limaj akuzohej nga prokuroria se si komandant i Brigadës 121 të UÇK-së, nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar, apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit, raporton Periskopi.

Në seancën e fundit gjyqësore, Limaj ka deklaruar se është i pafajshëm në lidhje me akuzat, duke u shprehur se ka qenë i bindur në pafajësi që nga fillimi.

“Që nga fillimi kam qenë i bindur në pafajësi, pasi nuk kishte prova, por jam i bindur që edhe vetë prokuroria e ka ditur që nuk ka prova. Edhe nëse në shqyrtimin gjyqësor nuk kanë arritur të gjenden kryesit e veprës, dhe urdhërdhënësi, konsideroj se për familjet e dëmtuara ka qenë satisfaksion, për faktin që është vërtetuar se tendenca për t’i njollosur ka qenë e pasuksesshme”, ka thënë Limaj./Periskopi/




Be the first to comment

Leave a Reply