Fëmijët e vënë në ‘siklet’ Çiljetën në emision: A do martohesh se mbete beqare?!




Këngëtarja aty u përball me pyetje nga më të ndryshmet që i bënin fëmijët, e njëra prej tyre ishte epike, shkruan lajmi.net
‘’A do martohesh mi gocë se mbete beqare’’ pyeti njëri prej fëmijëve i cili shkaktoi të qehura të mëdha në studio, por edhe përgjigja e Çilit ishte epike.
‘’Unë kam një burrë të vogël në shtëpi që quhet Fernando. Ai edhe kur ikën fle tek gjyshja e vet, merr në telefon dhe thotë hape një çikë kamerën të shoh unë me kë je tek shtëpia. S’më lë të martohem mua ai’, u shpreh këngëtarja si në shaka.
Pas ardhjes së Fernandos në studio, fëmijët patën një pyetje edhe për të, dhe duke qenë se e ka rritur nëna dhe është i lidhur fort me të, përgjigjja veçse ishte e kuptueshme.
Cilin nga prindërit e do më shumë? Ishte pyetja për Fernandon e vogël i cili u përgjigj menjëherë ‘’mamin’’.
Kujtojmë se Çiljeta po shijon lidhjen e dashurisë me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën.




Be the first to comment

Leave a Reply