Figurë për pesë minuta, të cilën çdo femër e dëshiron: Truku i aktores së famshme! (Foto)




Aktorja e famshme amerikane, Katie Holmes, ka arritur të bëjë gjënë për të cilën çdo femër ëndërron – nga trupi i vet të bëjë figurën e përsosur të orës së rërës.

Trukun e ka “krijuar” me ndihmën e fustanit shumë të bukur me lule të modelit A, i cili është i njohur si fustani më praktik, sepse u rri mirë pothuajse çdo femre.

Modeli i këtillë me sukses mbulon tepricën e vitheve, të kofshëve, mirëpo kur fustani është i prerë lart, kamuflon edhe shtresat yndyrore në stomak.

Pos për trashaluqe, ky fustan është ideal edhe për femra të hajthme, sepse vizualisht shton format saktësisht në vende të duhura, siç është rasti te 38-vjeçarja Katie.

Pra, Holmes është e njohur për trupin përherë të hajthëm, mirëpo për shkak të trupit të saj shumë të hajthëm asaj i bëjnë vërejtje vazhdimisht fansat dhe opinioni i gjerë.




Be the first to comment

Leave a Reply