Fillojnë përçarjet në Lëvizjen Besa, Zejd Rexhepi i pakënaqur me vendimin e partisë për Çairin!?




Nga burime brenda Lëvizjes Besa portali TetovaSot mëson se përzgjedhja e Zeqirja Ibrahimit si kandidat për kryetar i Çairit ka kaluar në një atmosferë shumë pozitive por këtë gjë e ka prishur pikërisht njëri nga kandidatët për kryetar i Çairit Skender Rexhepi – Zejdi i cili ka qenë i vetëm që ka votuar kundër Ibrahimit.

 

Këtë pakënaqësi sipas të njejtave burime Zejdi e ka shfaqur edhe përmes disa përkrahësve të tij në kuadër të Dëgës të Lëvizjes Besa në Çair por pasi është vrejtur se shumica apsolute në Degën e Çairit kanë përkrahur deputetin aktual Zeqirija Ibrahimi, grupi i përkrahësve të Zejdit prej 2-3 personave të revoltuar kanë lëshuar mbledhjen e degës Çair me çrast kanë paralajmëruar se do bojkotojnë zgjedhjet lokale dhe nuk do përkrahin Ibrahimin.

Sipas informatave të cilat arriten deri te portali TetovaSot, pakënaqsi të ngjajshme Zejdi ka pas edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare ku nuk u përfshi në listat për deputet. /TetovaSot/




Be the first to comment

Leave a Reply