Fitoi Festivalin e ’56, Eugent Bushpepa tregon vajzën që i dedikohet kënga (FOTO LAJM)




E konsideruar si një këngët e vetme që e kanë merituar fitoren, Eugent Bushpepaj ka rrëfyer se në fakt kënga “Mall” i dedikohet të dashurës së tij të zemrës Andias me të cilën janë partnerë prej më shumë se 6-vjetësh tashmë.

“Mall” – kënga që ai krijoi në një moment vetmie, larg saj, kur përpiqej të përfytyronte portretin e saj për të nxjerrë mallin. Pastaj tekstin e hodhi në nota, e këndoi dhe ndjeshmërinë e një të vërtete që u ndodh të gjithëve ia përçoi edhe publikut.

Mbrëmë, ndërsa “Mall” këndohej njëzëri nga i gjithë publiku në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve, aty në mes të të gjithëve ishte edhe Andia, së bashku me miq e të afërm të Gentit.

Ende pa u përshëndetur me të, Gentit iu desh të jepte intervistat e para, fotot e para, të përballej me gazetarët në Post Festival dhe pastaj të largohej i lumtur bashkë me kupën.




Be the first to comment

Leave a Reply