Fjalimi i Kastriot Rexhepit në Kongresin e parë të Lëvizjes BESA




Të nderuar delegatë,
Me lejoni që të shfrytzoj rastin për t’ju përshëndetur dhe të uroj sukses punimeve të këtij
kongresi.

Në emër të propozuesve të ndryshimit, dhe plotsimit të Statutit të Lëvizjes Besa ne jemi munduar
që në harmonizim me statutet e partive perëndimore të vendosim disa risi të cilat do na dallojnë
nga partitë e tjera. Statuti i partisë është i konceptuar si një formë shumë e thjeshtëzuar për të
mos komplikuar dhe për të mos patur dyshime dhe hamendje gjatë procedurave që do
funksionojë partia në të ardhmen.

Ajo që vlen të theksohet është rikonfirmimi pikës ku mandati i Kryetarit të partisë është i
kufizuar në 2 kandidime të mundshme dhe pas kësaj i pamundësohet kandidimi tjetër. Me këtë
do të pamundësohet praktita e partive ku një person udhëheq me të shumë gjatë.

Poashtu mënyra e realizimit të votimi është risi për dallim nga gjitha partitë e tjera pasi që me
formën e votimit të fshehtë i lejohet gjithë delegatëve pa pasur asnjë trysni apo ndonjë qasje të
njëanshme të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe demokratik. Ne patëm diskutime me kërkesë që
në rast ku ka një kandidat të mund të ketë edhe votim të hapur por përsëri si propozues e shohim
se votimi i fshehtë mundëson shprehjen e delegatëve pa ngarkesë duke qenë vota e tyre e fshehtë.
Ajo që është e rëndësishme që për dallim nga e kaluara kompetencat e sekretarit të përgjithshëm
dhe nënkryetarëve janë të specifikuara dhe më lehtë të kuptueshme pa pasur ndërhyrje në
ingerencat e njëri-tjetrit.

Fuqizimi i sekretariatit të departamenteve i cili funksionon si Qeveri në hije dhe përzgjedhja e
udhëheqësve dhe anëtarëve nuk është detyrimisht antarsia partiake gjë që lejon edhe kyçjen e
intelektualëve dhe personave të dëshmuar në sferën e tyre. Në këtë mënyre do të kemi mundësi
që të inkuadrojmë të gjithë kapacitetin intelektual dhe ekspertizat edhe të personaliteteteve
jashtë subjektit politik gjë të cilën e kishim të pamundur në të kaluarën. Kështu do ta kemi në
dispozicion më të mirën prej brenda dhe jashtë subjektit politik.

Duke bërë një përmbledhje mund të themi se kemi një nga statutët më modern dhe më funksional
krahasuar me partitë e tjera. Kemi një shtrirje dhe prëfshirje më të gjëre të strukturave dhe
organizimin e tyre.

Ju ftoj që të përkrahni këtë statut në formën që ju kemi propozuar.
Ju faleminderit




Be the first to comment

Leave a Reply