Fjolla uron partnerin e saj që ndërroi jetë




Një datë me rëndësi për të por e cila në të njëjtën kohë i sjell edhe dhimbje.

Këngëtarja Fjolla Morina muaj më parë është përfolur për një lidhje dashurie, madje, sipas medieve shqiptare, bëhet fjalë për partnerin e saj i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Ajo në rrjetet sociale shpesh bën dedikime për të, duke mos ia treguar emrin por vetëm vë shkronjën ‘Xh’.

Edhe mbrëmë ajo në Instastory ka hedhur një video të cilën e ka bërë në ditëlindjen e saj dhe vërehet se ka lëshuar disa balona në ajër.

Me këtë veprim, Fjolla ka uruar këtë person me shkronjën ‘Xh’ që sot ka datën e lindjes, duke i treguar se po i mungon shumë.




Be the first to comment

Leave a Reply