Fleckenstein: Shqipëria meriton hapjen e negociatave në Qershor




Raportuesi  për Shqipërinë Knut Fleckenstein konfirmoi në Tiranë se PE do të vazhdojë të inkurajojë Këshillin Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Sipas raportuesit, nuk ka kushte shtesë për hapjen e këtyre negociatave, përveç 5 prioriteteve tashmë të përcaktuara.

Në përfundim të vizitës dyditore në Tiranë, raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, pranoi se Shqipëria i ka bërë detyrat e caktuara nga Bruskeli dhe meriton hapjen e negociatave për anëtarësim, qershorin e ardhshëm.
Ai pohoi se nuk ishte në dijeni të kushteve të tjera shtesë ndaj Tiranës zyrtare, duke e cilësuar të padrejtë nëse do të ndodhte një gjë e tillë.
Ai mohoi të kishte një kërkesë konkrete nga Brukseli në drejtim të Shqipërisë për të përmirësuar marrëdhëniet me Greqinë, duke shpjeguar se një gjë e tillë vlen për të gjithë fqinjët dhe nuk është asnjëherë vetëm për njërën palë.
I pyetur mbi luftën ndaj kanabisit, raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian tha se përveç vullnetit të mirë, duhen masa për të pasur një situatë më të mirë në të ardhmen.




Be the first to comment

Leave a Reply