Flet gruaja e të plagosurit në grabitjen e Fierit: Ja ku ka fjetur mbrëmë




Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me grabitjen në Fier ku një grup grabitësish në fillim tentuan të grabisin një banesë e më pas hapën luftë ndaj policisë.

Në përplasjen mes tyre ka mbetur i plagosur njëri prej grabitësve dhe një tjëtër është qëlluar për vdekje. Neës 24 ka arritur të gjejë shtëpinë e Arben Muçës, 37-vjeçari i plagosur, i cili jetonte në lagjen nr.13 tek “Rota e Kuqe” në zonën e plazhit në Durrës. Muça jetonte aty bashkë me gruan dhe tre fëmijët.

“Burri im mbrëmë ka fjetur në shtëpi. Unë ka fjetur tek prindërit bashkë me tre fëmijët. Në shtëpinë tonë iku edhe nëna e tij, vjehrra ime”, -mësohet të ketë dhënë gruaja e Arben Muçës.

Pas kontrolleve të ushtruara në banesë, në shtëpinë e tij janë gjetur disa dokumente mjetesh të ndryshme, për të cilat ka dyshime se autori është hajdut makinash.

CFARË DËSHMOJNË FQINJËT

Ndërkohë Haxhiaj ka arritur të pyesë edhe fqinjët e Muçës, të cilët janë befasuar nga lajmi në fjalë.

Ata shprehën se nuk kishin njohje me të plagosurin, pasi haseshin shumë rrallë në pallat, shkruan BW.

“Di që gruaja e tij më shumë rrinte tek babai i vet në fshat, pasi e ndihmonte nëna se kishte dy binjak. Ndërsa Arbeni rrinte më shumë këtu.

Por nuk e di ça pune bënte, pasi se kisha parë shumë”, -tha një prej fqinjëve që nuk do të identifikohet.

Arben Muça aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit, pas plagëve të marra, ndërsa vëllai i tij, Ardi, është në kërkim nga policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 në lagjen “29 Nëntori” në Fier. Kujtojmë se nga ngjarja në fjalë mbeti i vrarë një nga autorët, Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, banues në Elbasan.




Be the first to comment

Leave a Reply