Flori Mumajesi vendos ‘të flasë’ me një foto intime, por pastaj pendohet




Sa më shumë është folur dhe është përfolur jeta private e kantautorit të njohur Flori Mumajesi, aq më shumë ky i fundit e ka ruajtur me fanatizëm nga sytë e publikut. Prej kohësh, Flori është transferuar në Prishtinë, ku vazhdon të prodhojë muzikë, por edhe ku nuk është përjashtuar nga lajmet e mediave rozë.

Edhe pse askush prej të dyve nuk e ka pranuar publikisht, flitet se Flori është në një lidhje me moderatoren e njohur të “Prive”, Liberta Spahiu.

Në një kohë kur mediat shqiptare vazhdojnë të gëlojnë për një romancë të mundshme, krejt papritur Flori ka vendosur “të flasë” – me mënyrën e vet edhe këtë herë.

Kantautori ka postuar në Instastory-n e tij një foto intime, në të cilën duket krahu i tij duke përqafuar një vajzë. Fotoja mistike nuk mjafton për të kuptuar se kush fshihet pas saj, por mjafton për të kuptuar se artisti është duke e shijuar qetësisht dashurinë.

Për fat të keq, kaq sa ka zbuluar Flori nuk mjafton për të kuptuar cili është imazhi pas ngjyrës pink, megjithatë, më në fund, si asnjëherë më parë, Flori vendosi të hapë kartat… Që pas pak kohësh nga postimi i fotos, i mbylli sërish.




Be the first to comment

Leave a Reply