Formacionet e mundshme: Manchester City – Liverpool




Sonte zhvillohet ndeshja e dytë apo kthyese mes dy skuadrave angleze, Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Ndeshja e parë u fitua nga skuadra e Liverpoolit me rezultatin 3 me 0, por Manchester City sonte kërkon rikthimin sensacional.

Te skuadra e Guardiolas nuk do të këtë mungesa pasi që rikthehet nga minuta e parë sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero.

Kurse te Liverpooli përveç Andrew Robertsonit dhe Alberto Morenos në dyshim është ylli egjiptian, Mohamed Salah, i cili u lëndua në ndeshjen e parë ndaj Cityt në ”Anfield”.

Ndeshja zhvillohet në ”Etihad Stadium” nga ora 20:45 dhe fituesi kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

/Formacioni i mundshëm i Man.Cityt: Ederson; Walker, Otamendi, Kompany, Laporte; Gundogan, Fernandinho, Silva; De Bruyne, Aguero, Sane.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Karius; Alexander-Arnold, Van Dijk, Lovren, Robertson; Wijnaldum, Milner, Oxlade-Chamberlain; Salah, Firmino, Mane.




Be the first to comment

Leave a Reply