Formacionet zyrtare: Barcelona – Juventus, derbi i xhiros së parë në fazën grupore




Camp Nou është arena ku do të vihen përballë gjigantët e futbollit evropian, Barcelona dhe Juventus.

Skuadra që i mposhti Bianconerët në finalen e vitit 2015 është vënë përballë nënkampionit të sezonit të kaluar, në takimet e vlefshme të Grupit D.

Natyrisht se kjo është ndeshja kryesore e mbrëmjes, por edhe e xhiros së parë në përgjithësi.

Ernesto Valverde në ndeshjen e tij debutuese me katalunasit në Ligën e Kampionëve, do t’i testojë taktikat e tij përballë Massimiliano Allegrit.

Olympiacosi i Besnik Hasit dhe Sportingu i Lisbonës janë dy skuadrat tjera që garojnë në kuadër të këtij grupi.

Formacioni bazë i Barcelonës: Ter Stegen; Semedo, Pique, Umtiti, Alba; Busquets, Rakitic, Iniesta; Dembele, Messi, Suarez.

Formacioni bazë i Juventusit: Buffon; De Sciglio, Benatia, Barzagli, Sandro; Pjanic, Matuidi, Bentancur; Dybala, Douglas Costa, Higuain.




Be the first to comment

Leave a Reply