Ganiu prezanton Kontratën para banorëve të Dizhonit




Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për kryetar të komunës Çair,  Visar Ganiu në vazhdën e takimeve të tij me qytetarë ka vizituar lagjen e Dizhonit të cilëve ua ka prezantuar Kontratën dhe projektet të parashikuara për këtë lagje.

Interesimi i lartë i banorëve të kësaj lagje ka bërë që kohëzgjatja e takimeve të jetë më e gjatë se sa ato të zakonshmet.

“Kemi biseduar me Visarin për shumë çështje sidomos për rregullimin e infrastrukturës rrugore, çështjen e legalizimeve e shumë probleme tjera. E shoh një përkushtim të madh nga ana e tij dhe shpresoj që këto probleme t’i  merr me seriozitet”,  është shprehur një qytetar.

 Me të dëgjuar problemet e qytetarëve, Ganiu u ka premtuar se këto probleme do të zgjidhen.

Në programin tonë KONTRATA i kemi parashikuar edhe zgjidhjen e problemeve për të cilat folën disa qytetarë dhe me të marrë besimin e tyre që nga dita e parë do të fillojmë të punojmë në këtë drejtim”, ka thënë Ganiu.

Takimi me qytetarët e Dizhonit kaloi në një atmosferë tejet miqësore.




Be the first to comment

Leave a Reply