Gashi dhe O’Connell bisedojnë për sigurinë në Kosovë




Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell.

Gashi dhe ambasadori O’Connell, biseduan lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

“Me këtë rast, ministri Gashi vuri në dukje se Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj, janë duke angazhuar që të zbatohet ligji në tërë territorin e Kosovës, me qëllim të përmirësimit të situatës së përgjithshme të sigurisë në vend”, thuhet në njoftimin për mediae.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi, sidomos sa i përket angazhimit të dy policive të dy vendeve.

Ambasadori O’Connell, theksoi se është e rëndësishme intensifikimi i bashkëpunimit mes Britanisë së Madhe dhe institucioneve të Kosovës.




Be the first to comment

Leave a Reply