Gazetari Maqedonas Eftov thotë, “rrënjët i kam nga Korça”, a po na del të jetë ortodoks shqiptar?!




Gazetari kontrovers maqedonas Vasko Eftov në një emision të tij skandaloz javë më parë ku të ftuar e kishte deputetin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Branko Manojllovski, ka shkuar aq largë duke u shfryer mbi të ftuarin e tij shqiptar dhe duke sulmuar gjatë gjithë emisionit identitetin e shqiptarëve në Ballkan, transmeton Zhurnal.

Eftov u shpreh se edhe në kohën e Skënderbeut gjithë bashkëpunëtorët e tij kanë qenë maqedonas dhe se nuk ka pasur shqiptar.

Ai madje ka shkuar aq largë duke thënë se qyteti i Korçës në Shqipëri është qytet me banorë kryesisht maqedonas dhe se gjysma e familjes së tij është nga Korça.

“Në Korçë të gjithë janë maqedonas. Gjysma e familjes time ka jetuar në Korçë. Ne jemi në kufi Greqi-Shqipëri. Nga njëra anë fshati Vëmbel dhe nga ana tjetër fshati Vërbek”, tha gazetari kontroves Vasko Eftov.

Pas kësaj i ftuari i tij deputeti Branko Manojllovski i tha se “Ti dëshiron të gjithë botën t’i bësh maqedonas. Ti je nacionalist që flet të pavërteta”, u shpreh Manojllovski.

Historianët për Zhurnal shprehen se qyteti i Korçës është vatër e identitetit kombëtar shqiptar sepse në këtë qytet u formua edhe shkolla e parë shqipe. Sipas tij në këtë qytet mund të jetojnë edhe maqedonas, grek dhe përkatësi tjera etnike, por që janë në përqindje tepër minore dhe jo sikur siç pretendon gazetari Vasko Eftov.

Historiani Skender Asani për Zhurnal thotë se dihet fortë mirë se popullata në Maqedoni është e stërngarkuar me paragjykime.

Sipas tij më të zëshëm në këtë paragjykim janë disa gazetarë maqedonas të cilët përveç që janë ngarkuar, kanë edhe mision që ta mbajnë në tension konfliktin ndëretnik në Maqedoni duke ngacmuar me teza të shekullit XIX kur është zhvilluar edhe lufta për të treguar se shqiptarët kanë ardhur prej diku tjetër edhe nuk janë autokton në Ballkan sepse drejtëpërsëdrejti kanë ra ndesh me të drejtën historike përshkak se shqiptarët kanë qenë autokton, ndërsa sllavët janë ardhacak në Ballkan.

“Jo rastësisht ky “gazetaruci” i cili nuk është gazetarë por është me mision të shërbimeve të cilët nuk dëshirojnë që Maqedonia të integrohet në institucionet euroatlantike dhe gjithnë ngacmojnë me teza etnike të shekullit XIX për ta mbajtë pezull edhe Maqedoninë por edhe për ti prishë vazhdimisht marrdhëniet ndëretnike në Maqedoni. Sa i përket të drejtës historike në Korçë nuk mohoet se në çdo vendbanim në çdo qytet në botë nuk është i pastër etnik. Sa i përket Korçës, mund të ketë edhe maqedonas, edhe grek por ajo është një përqindje tepër minore 1 deri 5%, ndërsa 95% gjithnjë gjatë historisë, sepse Korça ka qenë vatër e krijimit të identitetit shqiptarë dhe falë Korçës dhe aktivitetet që janë zhvilluar në këtë qytet, ne kemi arsimimin shkollën e parë shqipe që është shtylla kryesore në krijimin e identitetit shqiptar dhe jo rastësisht nga disa qarqe vazhdimisht sulmohet Korça për ta ngacmuar identitetin shqiptar, dhe në këtë mision është edhe ky gazetari në fjalë”, ka deklaruar për Zhurnal, historiani Skender Asani.

Nga e lartpërmendura që thotë Vasko Eftov që gjithë familja e tij e ka prejardhjen nga Korça shqiptare, atëher mund të supozohet se edhe Eftov mund të jetë shqiptar ortodoks por që nuk dëshiron të shpalos në opinion, por përkundrazi mbjellë edhe më shumë urrejtje ndajs shqiptarëve me emisionet e tij provokative.




Be the first to comment

Leave a Reply