Gazmend Aliu: Lëvizja Besa në Tetovë përkrah protestën kundër hapjes të kazinove




Të nderuar tetovarë, anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Besa. Në emër të degës të Lëvizjes Besa ju ftoj që nesër të gjithë bashkarisht te dalim në protestën e organizuar kundër hapjes të kazinove në Tetovë. Mesazhi jonë është i drejtë dhe i qartë se Tetova si qytet universitar duhet të mbajë epitetin e tempullit të dijes dhe kalitjes të gjeneratave të reja dhe jo epitetin e vendit ku zhvillohet biznesi i bastoreve dhe kazinove. Andaj, të dalim të gjithë sa më masovikisht që të japim mesazhin tonë kundër kësaj dukurie negative që paraqet kancer për shoqërinë tonë.

Gazmend Aliu
Kryetar i Degës të Tetovës




Be the first to comment

Leave a Reply