Gjashtë rastet kur bëhesh xheloze…me të drejtë




Ja cilat janë momentet e ditës, në të cilat marrëdhënia dhe partneri duhet parë me kujdes.

Ndjenja e xhelozisë nuk është një ndjenjë e mirë, por me siguri ka disa situata në të cilat është mirë të bëhesh xheloze për marrëdhënien. Xhelozia është një emocion natyror, të cilin nuk mund ta kontrollojmë në çdo kohë.

Shpeshherë të gjithë bëhen xhelozë pa pasur një arsye të vërtetë, por nëse partneri sillet në mënyrë të atillë që të shtyn drejtë xhelozisë, mos u ndjej aspak keq nëse bëhesh xheloze. Ama sigurohu që ke të drejtë dhe jepi mundësi edhe partnerit ta kuptojë këtë arsye. Këtu janë 6 rastet kur është normale të ndihesh xheloze.

Kur mëson gjëra të rëndësishme për partnerin nga të tjerët

Nëse je në një marrëdhënie, ti duhet të dish çdo gjë që mendojnë të tjerët për partnerin. Është vërtet shumë e dhimbshme kur mëson gjëra të rëndësishme për partnerin nga miqtë e tij, kolegët apo fqinjët.

Është normale të bëhesh xheloze. Mbi të gjitha, përse duhet t’i dijë kolegu këto ngjarje dhe jo ti? Pyete partnerin pse nuk të ka treguar asgjë rreth kësaj situate, por mos bëj gjykatësen, as moralisten. Mbase ai thjesht e ka harruar atë ngjarje ose ndoshta ka një arsye të fortë që e ka mbajtur fshehur.

Kur ai flirton me një tjetër

Nëse jeni bashkë në një aheng apo një aktivitet tjetër shoqëror dhe sinjalizohesh se partneri po flirton me një femër tjetër, atëherë është normale të ndihesh xheloze. Mos i fshih ndjenjat. Tregoji partnerit se ty nuk të pëlqen sjellja që po bën ai, por bëje këtë mjaft qetësisht. Është poshtëruese dhe tregon një mungesë të theksuar të respektit ndaj femrës që ka në krah.

Mund të bëhesh xheloze dhe të reagosh në çdo mënyrë, pasi një gjë e tillë është me të vërtetë e rëndë për një femër. Gjëja e fundit që do të bësh është të qash, të ulërish e ta shtysh ditën deri në mbrëmje.




Be the first to comment

Leave a Reply