Gjashtë trendet që mezi po prisni këtë pranverë




Nuk ka nevojë të shihni video në YouTube se si të ndiqni trendet e sezonit. Më poshtë janë të gjitha trendet më të bukura që mezi po prisni dhe që do të transformojnë pamjen tuaj.

Shfletoni galerinë për të parë më të përdorurat në pasarelat e modës për pranverën e këtij viti.

Flokët të lidhura me fjongo
Guido Palau (Oscar de la Renta)

Mund të duket si për vajzat e shkollës, por një fjongo e tillë e thjeshtë për flokët mund t’ju bëjë të dukeni më të sofistikuara. “Ai i lartëson flokët tuaj dhe i bën të duken më të veçantë,” thotë Redken drejtori kreativ i Palau, i cili i krijoi këta shirita për Dior dhe Oscar de la Renta.

Hijet ngjyrë karamele
Peter Philips (Dior)

Një ton ngjyrë rozë e ëmbël në sy do t’ju bëjë të dukeni bukur. “Unë përdora një ton shumë të lehtë,” tha says Philips, drejtori kreativ për grim i Dior. Për të arritur një “pamje të shndritshme dhe të bukur” rreth syve ai aplikoi një hije të tillë për modelet duke përdorur ngjyrat e pastelit. Nëse sytë janë shumë rozë mund të duken sikur je sëmurë, por nëse përdorni edhe ngjyra të tjera në të gjithë fytyrën do të dukeni shumë bukur.

Buzët orkide
Guçi Westman (Marchesa)

Dihet që ngjyra e kuqe e buzëve është një nga më të bukurat në botë, por kjo ngjyrë është më shumë femërore sipas Westman, i cili përdori këtë ngjyrë midis të purputës dhe vjollcës. Ajo është një formulë e lëngshme pa shkëlqim që i bën buzët të duken më të pastra dhe thekson më shumë ngjyrën e lëkurës.

Thonjtë ngjyrë metali 
Jin Soon Choi (Marc Jacobs)

Bëhuni një nga vajzat më frymëzuese të sezonit me modelet që Choi ju jep dhe që mund t’i bëni në shtëpi. “unë bëra 3 deri në 4 shtresa me manikyr për të arritur këtë efekt,” tha ajo duke shtuar se qëllimi është të mos duken të përsosur. “Ndonjëherë mund të duket pak e egër”. Për tu dhënë shkëlqim ajo përdor edhe një shtresë tjetër. Ngjyra e argjendit do t’ju jap një shkëlqim që do të vihet re kudo sipas saj.

Zbukurime metalike në flokë
Odile Gilbert (Rodarte)

Kjo do të jetë një nga më të preferuarat këtë sezon: metali i çmuar në buzë, në sy dhe në aksesorët e flokëve ishte ajo që mbizotëroi në Rodarte. “Pjesë të tilla në flokë të bëjnë të dukesh më e sofistikuar,” thotë Gilbert, i cili i përdori ato tek modelet disave si kurorë në kokë ndërsa të tjerave vetëm karfica të vogla.

Sytë ngjyrë qielli
Val Garland (Monique Lhuillier)

Një ngjyrë blu e goditur mund t’i gjallërojë sytë e lodhur. Garland i dha modeleve të Monique Lhuillier një ngjyrë qielli të trashë që duket bukur në të gjitha ngjyrat e lëkurës.

 




Be the first to comment

Leave a Reply