Gjiknuri për Bashën: Regjisori i Babales ju rikthye sot politikës së korbave




Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka reaguar ndaj akuzave të kreut të PD-së Basha se ai dhe Rama janë kapur nga mafia e kromit.

Në një postim në fb, Gjiknuri thotë se regjisori i Babales ju rikthye sot politikës së korbave duke përdorur politikisht fatkeqësitë njerëzore dhe aksidentet në punë gjatë aktivitetit minerar.

“Luli e di shumë mirë se ajo çka vazhdojmë ta paguajmë sot është fatura e “babale partisë” së tij dhe qeverisë në të cilën ishte pjesë, që parcelizuan në mënyrë kriminale çdo vendburim minerar duke u bërë shkak për rritjen e aksidenteve” thotë Ministri.

Gjiknuri nënvizon se “në betejën tonë për zhbërjen e këtij parcelizimi kemi revokuar mbi 150 leje por jemi përballur e vazhdojmë të përballemi çdo ditë pa u ndalur me gjykatat e ndryshkura nga korrupsioni”.

Ministri akuzon se, Basha si regjisor i Babales, mbron gjykatat e korruptuara dhe këto të fundit mbrojnë e mbajnë në fuqi leje e licenca të firmosura nga skenaristi i Babales në të cilat ndodhin edhe aksidente me humbje jetësh njerëzore.

Për Gjiknurin, kjo është një arsye më shumë për të mbështetur fuqimisht reformimin e sistemit të drejtësisë duke i vënë fre dhe spektaklit politik të Lulit në kërkim të kauzave të rradhës.




Be the first to comment

Leave a Reply