Ata e bën publik lajmin e pritjes së ëmbël, pas gjashtë muajve! Çështje supersticioni siç e pohoi vet Bes Kallaku pak ditë më parë, por gjithsesi lajmi që një vajzë do të vijë në jetë pas pak javësh është ngjarja më e bukur në jetën e tyre.
Këngëtarja bukuroshe, ka preferuar që të ndajë sot me të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj virtual dy foto ku duket vërtet një yll. Që ajo është një vajzë simpatike ne nuk e kishim dyshuar kurrë, por që shtatzënia i ka dhënë edhe më shumë nur, këtë na e konfirmojnë pikërisht fotot e fundit.
Teka po e shijon këtë fazë të ëmbël të jetës, me personat më të dashur në jetën e saj, Xhensila pas pak javësh do të ketë në krahë ëngjëllin e shumëpritur për të dhe Besin! Por, deri sa e vogla të vijë në jetë, ne po shijojmë bukurinë e Xhensilës!
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.