Gjocaj: Ende nuk dihen shkaqet e vdekjeve të dyshimta në QKUK




Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj, në një konferencë për media, për rastin e vdekjeve të dyshimta në QKUK, ka thënë se ende nuk dihet shkaktari i saktë për këto raste.

Ai tha se nga 17 operacione që kanë ndodhur më 7 shtator, dy pacientë kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë kanë pasur komplikime shëndetësore.

“Sipas të gjitha hulumtimeve nuk kemi një shkaktar të saktë për këtë rast, besoj as Prokuroria e as vet Mjekësia Ligjore. Pra për momentin është në suazat e vdekjeve të dyshimta. Nga analizat tona të brendshme e kemi pas për detyrë dyshimin kryesorë për një gaz, gazi Oksidul”, ka thënë Gjocaj.

Mirëpo ai po ashtu tha se këtë gaz e përdorin të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës të sektorit publik dhe atij privat.

“Gjithmonë rezultatet dhe përfundimet kanë lënë që të dyshojmë se mund të jetë diçka prej gazit”.

Gjocaj gjithashtu shprehu një tjetër shqetësim të tij në lidhje me sallat e operacioneve të cilat kanë ndërprerë punën që disa ditë.

“Ende nuk i kemi lëshuar sallat operative të Kirurgjisë. Mund të them që sallat tjera punojnë në ortopedi, gjinekologji, emergjenca, etj. Ato që nuk funksionojnë janë operacionet e ftohta ose ato që mund të presin dhe të gjitha ato që lidhen me bllokun operativ”, ka thënë.

 Ai ka shtuar se të gjithë furnizimin me gaz nga kompania “Bubeari Comerc” janë ndërprerë në sektorin publik.

 




Be the first to comment

Leave a Reply