Gjoko Popovski nga Gjykata në paraburgim




Gjoko Poposkit, ish ndihmësi i ministrit për Punë të Brendshme iu shqiptua dënim me 9 vjet burg për furnizimin e paligjshëm të 300 automjeteve për nevojat e MPB-së. Ai nga Gjykata me kërkesë të prokurores Fatime Fetai u dërgua në Shutkë në paraburgim.

Gjykatësja Dobrila Kacaraska u shpreh se i akuzuari Gjoko Popovski ka pas për detyrë të kujdeset për mjetet e MPB-së, dhe është dashur të sillet në mënyrë ekonomike, dhe jo të shkaktojë dëm në vlerë prej 450 mijë eurove.




Be the first to comment

Leave a Reply