Gjorçevi i VMRO: Zaevi mashtroi shqiptarët! Ata po braktisin Maqedoninë




Deputeti i VMRO-DPMNE-së Vlladimit Gjorçev për një çast ka marrë rolin e opozitës shqiptare, shkruan Gazeta Lajm. I njohur për qëndrimet e tij kundër shqiptarëve në të kaluarën, Gjorçev, gjatë seancës së sotme parlamentare “pyetje deputetësh”, ai akuzoi kryeministrin Zoran Zaev, se nuk ka mbajtur asnjë premtim për shqiptarët dhe nuk ka realizuar asnjë projekt në vendbanimet e tyre.

Deputeti i VMRO-së tha se nga zonat me shumicë shqiptare në Maqedoni, vitin e fundit ka ndodhur ekzodi më i madh në 60 vitet e fundit. Gjorçevi përmendi largimin e madh të shqiptarëve nga Komuna e Likovës, por edhe premtimet e parealizuara për ujësjellësin e Tetovës, ndotjen e lartë në këtë qytetet, ndërsa tha se Gostivari si komunë që drejtohet nga një kryetar i opozitës, është në listë të zezë të Qeverisë, shkruan Lajm.




Be the first to comment

Leave a Reply