Gjykata e Lartë në Kroaci vendos të rikthejë për shqyrtim dosjen e ekstradimit të Ismail Morinës drejt Serbisë.
Dosja do të rishqyrtohet ng Gjykata e Shkallës së Parë në Dubrovnik.
Pala mbrojtëse e Ismail Morinës bëri rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e cila lejonte ekstradimin e Ismail Morinës drejt Serbisë.
Në vendim thuhet se nuk është përcaktuar saktë argumentimi dhe vepra penale për të cilën kërkohet ekstradimi nga autoritetet serbe.
Morina u arrestua në Kroaci pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritet serbe, si i dyshuari për ngritjen e dronit mbi stadiumin e Beogradit në tetor 2014 (gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri), me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”.

Prej asaj dite autoritetet shqiptare po ndërhyjnë duke paraqitur dokumente tek autoritetet kroate për të mos lejuar ekstradimin e Ballist Morinës drejt Serbisë.
Ndërkohë Ismail Morina ka aplikuar për azil politik në Kroaci, për të shmangur ekstradimin në Sërbi.
/oranews/
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.