Gjykata Supreme do të vendosë për deputetët e akuzuar për “27 Prillin”




Gjykata Supreme sot në seancë publike do të vendos për arrestimet e të akuzuarve nga ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill.

Në seancë janë thirrur deputetët Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski, pas së cilës gjykata pritet të deklarohet nëse është e nevojshme të vazhdohet paraburgimi i tyre.

Mukovski dhe Vasilevski janë pjesë e 35 të dyshuarve për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë. Në mesin e tyre është edhe ish ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov.




Be the first to comment

Leave a Reply