Goditet grupi kriminal i grabitjeve në Belgjikë, 8 shqiptarë në pranga




Policia ka goditur një grup kriminal shqiptar të grabitjeve, kryesisht në Belgjikë, duke arrestuar 8 persona.

Në një deklaratë për mediat, policia dhe prokuroria thanë se operacioni u krye në bashkëpunim me autoritet belge duke arrestuar 3 persona në Shqipëri dhe 5 persona në Belgjikë.

Personat dyshohet se kanë vjedhur rreth 30-40 banesa.

Ndërkohë vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar.

Operacioni “Picaso”

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan 8 shqitpare, tre në vebndin tonë dhe 5 në Bruksel. Gjatë operacionit u sekuestruan sende në cilësinë e provës materiale si bizhuteri, aparatë celularë, materiale të tjera elektronike, orë të shtrenjta dhe sende të tjera me vlerë.

Në Shqipëri u arrestuan tre persona

Në zbatim të letër porosisë të dërguar nga autoritetet ligjzbatuese belge në datat 28-29 mars në Shqipëri u ndaluan shtetasit:

1-Ilmi Vila 37 vjeç

2-Alerio Dushku 31 vjeç

3-Albert Arra 22 vjeç

Në Belgjikë u arrestuan pese persona:

1-Arbër Llulla (alias: Rubens Ahmetaj, Rubens Bulku), 32 vjeç, nga Tirana;

2-Deiv Bulku, 25 vjeç, nga Tirana;

3-Ardit Skeja, 24 vjeç, lindur në Kurbin, banues në Mëzez, Tiranë;

4-Agron Hyseni (alias Astrit Hyseni), 47 vjeç, nga Laçi;

5-Flori Saliu (alias Shikim Matranxhi), 26 vjeç, nga Vora, Tiranë.

Grupi vepronte kryesisht në Bruksel

Veprimtaria e tyre ishte e shtrirë kryesisht në Bruksel dhe në disa qytete të tjera belge. Ata kanë kryer një numër të madh vjedhjesh me dhunë të banesave dhe objekteve të tjera. Sendet e vjedhura, një pjesë i kanë shitur, ndërsa pjesën tjetër dhe shumat e parave të përfituara nga shitja e i kanë transferuar në Shqipëri.

Të ndaluarit dyshohen për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Vjedhja” e kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal”.




Be the first to comment

Leave a Reply