Goditi avionin duke vrarë 298 pasagjerë, raketa në pronësi të brigadës ruse




Raketa që goditi një aeroplan të Malajzisë mbi Ukrainën lindore në 2014 i përkiste një brigade ruse, thanë hetuesit ndërkombëtarë.

Për herë të parë, ekipi i udhëhequr nga Hollanda tha se raketa erdhi nga një brigadë ruse me bazë në qytetin e Kurskut.

Të 298 pasagjerët në biordin e Boeing 777 vdiqën kur aeroplani u u shpërbë në mes të ajrit.

Boeing 777 po fluturonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur dhe u godit nga një raketë që u lëshua nga territori i zotëruar nga rebelët në Ukrainë.

Rusia thotë se asnjë prej armëve të saj nuk është përdorur.

Por të enjten Wilbert Paulissen, një zyrtar hollandez nga Ekipi i Përbashkët Hetimor (JIT), u tha gazetarëve: “Të gjitha mjetet në një karvan që mbante raketën ishin pjesë e forcave të armatosura ruse.”

Ai tha se pas studimit të të gjitha fotografive dhe pamjeve në dispozicion, hetuesit arritën të gjurmonin karvanin në brigadën 53 të Rusisë.




Be the first to comment

Leave a Reply