Gol nga Liverpool, fillon rrahja mes tifozëve në Etihad




Incident në tribunat e Etihad Stadium gjatë ndeshjes Manchester City – Liverpool.

Në kohën që Manchester City dhe Liverpool po “luftonin” në fushë për kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League, në shkallët e “Etihad Stadium” nisi lufta e vërtetë.

Një video e postuar në Twitter tregon se si tifozët vendas të City-t sulmuan disa tifozë të Liverpulit, të cilët po festonin si të çmendur golin e skuadrës së tyre, edhe pse ishin ulur te tifozeria kundërshtare.
Rebekah Parker, personi që filmoi incidentin, shkroi në Twitter: “Kjo ndodh kur je tifoz i Liverpulit dhe feston golin e skuadrës tënde i ulur pranë tifozëve të City-t. Situata u zgjidh nga stjuardët, por është e pabesueshme ajo që ndodhi sepse ndodheshim në vendin e familjarëve, ku kishte plot fëmijë të vegjël”, transmeton “TCH”.

Videoja është parë më shumë se 400 000 herë në më pak se dy orë.




Be the first to comment

Leave a Reply