Greqia ulë pritshmëritë nga vizita e kryediplomatit të saj në Shkup




Greqia ka ulur pritshmëritë nga vizita e shefit të diplomacisë së saj Nikos Kosijas në Maqedoni të enjten, duke u thirur në burime diplomatike mediat atje shkruajnë se Kocijas dhe Dimitrov do bisedojnë për masat e ndërtimit të besimit dhe për ndodhitë e fundit në rajon, transmeton Zhurnal.mk

Kocijas në Shkup do të qëndrojë vetëm një ditë dhe krahas takimit me Dimitrov do të takohet dhe me Zaevin, Ivanovin dhe Gruevskin.

Mediat atje komentojnë se qeveria greke do mundohet që të ndalojë Maqedoninë që të monopolizojë procesin, nga ana tjetër do mundohet të tregojë se qeveria e Zaevit nuk ka dëshirë në këtë drejtim.

MPJ greke për këtë ngjarje thiret në rastin e konsullit të Maqedonisë në Toronto i cili është fotografuar me hartën e Maqedonisë së madhe dhe sportistët e rinjë të cilët janë prezantuar nën emrin kushtetutes. Pritet që Kocijas të ngritë dhe këtë problematikë tek Dimitrov.

Ajo që do relaksojë Dimitrovin dhe Kocijasin në Shkup janë zgjedhjet lokale pasiqë sipas mediave greke zgjedhjet lokale janë shancë e fundit e Gruevskit që të shpëtojë karierën e tij dhe lirinë politike nëse fiton. /zhurnal.mk/




Be the first to comment

Leave a Reply