‘Groshë, plënc, raki’, Dashamir Shehi i përgjigjet Ramës: Nuk fëlliqem, i shërbej vendin tim




Edhe pse një javë më vonë, Dashamir Shehi i është përgjigjur Ramës për ironizimin që i bëri më fjalët ‘groshë, plënc e raki’. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Shehi tha se nuk fëlliqet fare se pse ha plonca dhe groshë dhe sipas tij mjafton që t’i shërbejë vendit.

Ne të Tironës hamë plonca dhe groshë, por ai ha si aristokratët. Le të thotë se unë ha groshë dhe plonca. Nuk fëlliqem fare dhe mjafton që unë t’i shërbej vendit. Këto janë këlyshët e komunizmit dhe duan ta shesin Shqipërinë për interesat e tyre. Nëse këtu bëjmë batuta me plonca dhe raki, ai është nxënësi im dhe nuk duhet të merremi me këtë punë. Nuk jemi shteti i karagjozëve. Unë i bëj shërbim vendit tim, ju flisni sa të doni për punën e stomakut” – tha kreu i LZHK.




Be the first to comment

Leave a Reply