Gruaja dhe dashnorja bëhen bashke, rrahin burrin tradhtar (VIDEO)




Një grua është përballur me dashnoren e burrit në rrugët e Provincës Shaanxi në Kinën Veriperëndimore, duke dhënë një shfaqje të pabesueshme për kalimtarët.

Gruaja bërtiste me të madhe: “Thirrni policin! Ky është burri im”, përcjell albeu.com

Ndërkohë që dashnorja pasi kuptoi që i dashuri i saj ishte i martuar e goditi duke i thënë: “Pse më ke gënjyer gjithë këtë kohë, ti je i martuar”.

Video tregon gruan e cila mban prej këmishe burrin e saj për t’i treguar dashnores se burri është i saj.

“Unë kam qenë me ty për 20 vjet. Unë nuk kam ku të shkoj”, dëgjohet t’i thotë gruaja burrit.

Burri nxehet dhe e godet gruan e tij në fytyrë, pasi ajo refuzon ta lërë atë dhe e quan “të pashpirt”.

Në fund të videos, gruaja e zemëruar, e cila thotë se është në të 40-at, i thotë njerëzve: “Ai donte që unë t’i jepja atij një djalë”.

 

 




Be the first to comment

Leave a Reply