Grubi: Milloshovski, zbrit nga aeroplani privat dhe shiko rrugët e ndërtuara nga kryetarët e BDI-së




Deputeti i BDI-s, Artan grubi sot sërish ka pasur replikë me deputetin e VMRO-së, Antonio Milloshovskin. Grubi madje i ka thënë Milloshovskit që të zbret nga aeroplani privat dhe t’i shoh rrugët e ndërtuara nga kryetarët e komunave të BDI-së.

“Antonio kur do te zbret nga aeroplani i tij privat dhe të fillon të ec për toke do t’i sheh rrugët që kryetarët shqiptar të komunave të udhëhequra nga BDI i kane ndërtuar. Kjo fushate e shfrenuar e shpifjeve të njëpasnjëshme nga ana e VMRO-së duke keqpërdorur foltoren e kuvendit behet për arsye të vendimit te BDI me 29 janar qe ta le VMRO-ne ne opozite te merituar, ti le duke pritur ne penxhere.

Prandaj VMRO ka lidhur koalicion me Besën dhe po bën fushate nga foltorja e kuvendit për t’i ndihmuar kandidatët e tyre në këto komuna duke shpifur vazhdimisht kundër BDI-së për t’i ndihmuar kandidatët e Besës. Këta që kërkuan dhoma gazi për shqiptaret, që brohorisnin shqiptar i vdekur shqiptar i mirë, duhet të turpërohen dhe mos ta përmendin asnjëherë shqiptarin e aq më pak të aktrojnë se gjoja po shqetësohen për të drejtat e tyre.

Sa i përket aferave koruptive, Prokuroria speciale tha që para janë vjedhur vetëm e vetëm nga VMRO nëpërmjet provizioneve në secilën komune, Manastir, Shkup, Veles, Ohër, Prilep e gjithë kah kryetarët e komunave të VMRO dhe ish ministrat e VMRO-së hetohen, dhe vetëm ata. Ju dëgjuam në përgjime se çfarë mendoni për shqiptaret. Kërkuat vdekje për shqiptaret. Kërkuat lufte me shqiptaret. Siç keni nisur do mbeteni përjetë pa ndonjë bashkëpunim me partitë shqiptare, përveç se me Besën” ka qenë replika e Artan Grubit ndaj deputetit të VMRO-së Antonio Milloshovskit.




Be the first to comment

Leave a Reply