Grubi shpalos datën e zyrtarizimit të gjuhës shqipe




Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni ka hyrë në një rrugë pa kthim. Artan Grubi, kryetar i grupit parlamentar të BDI në një lidhje me skype për Ora News tha se nëse projektligji i dy gjuhesisë nuk arrin të kalojë në Kuvend para zgjedhjeve lokale, do të miratohet në fillim të nëntorit.

 

Grubi: E pengon rezistenca e opozitës maqedonase e cila përmes mjeteve propaganduese po përpiqet të bindë komunitetin maqedonas që me të drejtat të cilat i fitojnë shqiptarët humbasin maqedonasit. Kjo nuk është e vërtetë.Shpresoj që në kordinim me kreun e Kuvendit Talat Xhaferin do arrijmë të përmbyllim debatin në lexim të parë për këtë ligj javën e ardhshme. Shpresoj deri me 22 shtator. Pastaj do hap komisionin ku do të rikthehet ligji për procedurë amandameduese në lexim të dytë, partitë politike do kenë mundësinë të paraqesin amandamente për këtë ligj.VMRO-DPMNE dhe partnerja e tyre Besa kanë paralajëmruar amandamente ndaj këtë ligji që rnund të vonojë miratimin.Ndoshta nuk do arrijmë ta miratojmë para zgjedhjeve lokale por zyrtarizimi i plotë i gjuhës shqipe është rrugë e pandalshme dhe do të ndodhë.Nëse nuk ndodh para zgjedhjeve lokale deomos do të ndodhë në fillim të nëntorit.

Ku konsiston projektligji?- Me ketë projektligj barazojmë gjuhën shqipe në organet e pushtetit shtetëror të nivelit qëndror.Gjuha shqipe tashmë është zyrtare por do bëhet zyrtare dhe në qeverinë e Maqedonisë dhe gjithë komunat ku jetojnë shqiptarë, në institucionet shtetërore të nivelit qëndror por dhe në prokurori, gjyqësor, noteri, në mbishkrimet e të gjitha rrugëve, në vendkalimet kufitare, uniformat e policisë. E kemi avancuar deri në maksimum në kornizat e lejuara nga limitimet e Kushtetutës, amandamentit 5 të nenit 7 të Kushtetutës.Ligji rrjedh edhe nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni që u dakordua dhe në Tiranë.Uroj të kalojë pa problem në Kuvend. Në seancën plenare kemi bllokadë për momentin nga opozita maqedonase por jam optimist që javën e ardhshme do ta kalojmë me lexim të parë.

Reagimi i opinionit publik-Tensionet janë ulur, zërat e protestës janë shuar dhe nuk janë në të njëjtin nivel siç ishin më herët. E vetmja protestë është nga partia opozitare VMRO-DPMNE por edhe ajo është e matur dhe e përqëndruar në formë procedurale në Kuvend. Jemi dëshmitarë të zërave të protestës nga bota akademike maqedonase, përfshirë Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Instituti i Gjuhës maqedonase dhe profesorë të gjuhës maqedonase që po e kundërshtojnë ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe fare pa e lexuar. Po dezinformojnë në mënyrë të vazhdueshme.

Zgjedhjet lokale- Që nga 2002 i kemi fituar të gjitha proceset zgjedhore. Anketa e djeshme tregon epërsi jashtëzakonisht të thellë të BDI ndaj partive shqiptare, jemi 3-1 me partinë e dytë Besa.Teuta Arifi do të ngadhënjejë në mandatin e dytë në Tetovë, jemi të bindur në fitoren e saj dhe në fitoren e BDI në të gjithë komunat me shumicë shqiptare. Garojmë në 18 komuna. Shumica dërmuese e tyre do të përcaktohen që të vazhdojnë në qeverisjen e BDI.




Be the first to comment

Leave a Reply