Grup i ish-ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së shkojnë të Haradinaj




Një grup i ish-ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së sot ka protesttuar para Qeverisë së Kosovës. Por, ata nuk po ndalën më kaq.

Pas protestës, pritët që të mbahet një takim në mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesve të veteranëve të pakënaqur të UÇK-së.

Përfaqësuesit e veteranëve që do të marrin pjesë në takim janë 5 pas insistimit të tyre, ndërkaq qe ende ka pakënaqësi pasi qe sipas tyre kryeministri ka premtuar që do të takohet me të gjithë protestuesit.

Ky grup po kërkon që të pastrohen listat e veteranëve, të bëhet njohja e statutit të invalidit të gjithë atyre që si pasojë e luftës vuajnë nga sëmundjet e ndryshme dhe të shkarkohet komisioni invalidor i tanishëm, i cili, sipas tyre, “luftëtarët e vërtetë po i konsideron si kriminelë dhe po jua refuzon njohjen, kurse ata që i kanë blerë certifikatat me lekë po e kalojnë shkallën e invalidit,”.

Ata i kanë bërë thirrje Prokurorisë që t’i thërret të gjithë për të dëshmuar.

Protestuesit kanë hedhur akuza ndaj krerëve shtetëror për mungesën e interesimit për pastrimin e listave të veteranëve.




Be the first to comment

Leave a Reply