Grupit negociator me Greqinë i shtohet edhe Ksenofon Krisafi




Grupi negociator të Shqipërisë për negociatat me Greqinë për kufirin detar i shtohet edhe Ksenofon Krisafi.  

Profesori mësohet se ka qenë propozim i Ministrisë së Jashtme. Ksenofon Kristafi ka qenë ish- drejtor i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore.

Sakaq nga Presidenca mësohet se në grupin negociator do të mbetet  edhe Artur Mecollari përkundër akuzave dhe pretendimeve të opozitës.

Një ditë më parë, (19 mars)  Presidenti Ilir Meta i dha autorizimin ministrit për Evropë dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati për negociatat me Greqinë për ndarjen e hapësirës detare midis dy vendeve.

Me anë të një njoftimi, Presidenca thekson se i jepet plotfuqishmëria grupit negociator për negocimin e “Projekt marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare”.

Presidenti Ilir Meta i kërkon Ministrisë së Jashtme të përmbushin përgjegjësitë e tyre sipas Kushtetutës.

Grupi negociator

Bashkëkryetarë  
Armand Skapi nga Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme
Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare.

Anetarë

Artur Mecollari, i larguar nga ushtria ne vitin 2012
Arsen Mullai,
Viktor Doda,
Aida Hajna zv/drejtoresha e Policisë
Ardjan Bylyku, drejtori i AKBN
Elira Kokona, sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë
Ferdi Hyraj nga Instituti i Gjeografisë
Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë
Lorenc Çela, Drejtor i Institutit të Gjeohapësirës
Qirjako Qirko, ambasador në Londër

Ksenofon Kristafi, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare




Be the first to comment

Leave a Reply