Habit deputeti i VV-së: Kështu e quan fyerjen e Aida Dërgutit ndaj Albin Kurtit




Që një kohë të gjatë ishte spekuluar se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ekziston një përçarje e madhe në mes krerëve më të lartë të kësaj partie.

E spekulimeve iu erdhi fundi ditë më parë, ku në publik dolën disa pamje të një bisede në mes deputetëve të kësaj partie, ku në mesin e tyre ishte edhe një pjesë ku Aida Dërguti përdor gjuhë ofenduese ndaj Deputetit Albin Kurti.

Edhe pse instancat më të larta të Vetëvendosjes kishin zgjedhur heshtjen për këtë çështje, ishte pikërisht Aida Dërguti ajo që reagoi e para.

Dërguti përmes një statusi në llogarinë e saj në facebook kishte kërkuar falje për fjalën e përdorur ndaj Kurtit, por edhe haptas kishte pranuar që brenda partisë, ekziston një përqarje e thellë, duke shtuar se brenda Vetëvendosjes po tentohet të instalohet një mënyrë e caktuar të menduarit e vepruarit politike që kushtëzon mosbesim e frikë mes aktivistëve e anëtarëve, ku përmes shpifjeve e insinuatave, të pavërtetave e gjysmë të vërtetave, është synuar degradimi publik e eliminimi politik i njerëzve të caktuar.

E gjithë kjo situatë kishte prodhuar reagime të shumta.

Ishin pikërisht aktivistët dhe simpatizantët e Vetëvendosjes, të cilët ishin ndarë tashmë në dy grupe.

Njëri po e kritikonte dhe linçonte Dërgutin në rrjete sociale.

Kurse, grupi tjetër kishin vendosur që ta mbronin këtë të fundit, me arsyetimin se gjoja ka qenë një bisedë momentale dhe asgjë më shumë.

Se a ekziston me të vërtetë përçarje në mes kësaj partie, nuk deshi të komentojë as deputeti Sami Kurteshi, duke thënë se nuk është kompetent për të folur për këtë çështje. Megjithatë gjithë këtë situatë e quajti njerëzore.

E Kurteshi konfirmoi se të hënën do të mbahet një mbledhje në qendrën e Vetëvendosjes në Vushtrri, ku pritet të diskutohet rreth kësaj çështje, degë kjo e cila udhëhiqet nga Aida Dërguti.




Be the first to comment

Leave a Reply