Habit Ministrja e Ramës: Të gjithë këtu jemi Spiunë…!




Senaca dëgjimore me Ministren e Mbrojtjes Xhaçka në Komisionin e Sigurisë ka prodhuar sërish debate mes palëve, teksa në një moment, vetë Ministrja ka habitur deputetët.

Olta Xhaçka është kritikuar nga deputetët e djathtë për mbajtjen e Artur Meçollarit në listën e personave, pjesë e grupit negociator me Greqinë. Ky i fundit akuzohet si spiun, pasi sipas opozitës ka bashkëpunuar me agjenturat e huaja në dëm të interesave kombëtare të vendit.

Salianji ka kërkuar nga Ministrja të japë arsyet se përse nuk ka bërë kallëzime penale për të gjitha çështjet dhe akuzat që ajo ka ngritur në komision, dhe se përse ajo e mbron një “spiun” për të cilin edhe prokuroria ka nisur hetimet.

3 pyetje i ka bërë deputeti i PD-së Salianji Ministres së Mbrojtjes, e cila i është përgjigjur në një mënyrë të çuditshme

“Të gjithë këtu jemi spiunë, sepse letrat anonime që nuk bëjnë fakt nuk janë produkt i inteligjencës. Ju duhet të jeni më i familjarizuar me këtë proces, ju duhet të jeni më i ndjeshëm ,dhe jo çdo akuzë përbën fakt. Letrat anonime do cënonin karrierat e njerëzve. Akuzat për Artur Meçollarin janë të stisura, të shëmtuara dhe nuk qendrojnë”.-tha Xhaçka.

Përveçse kësaj përgjigjeje të habitshme nga ana e Ministres, ka patur edhe momente tensioni mes të pranishmëve. Ministrja Xhaçka është përplasur ashpër dhe me deputetin e PD-së Myslim Murrizi, I cili ndër të tjera tha këto fjalë për çështjen e “spiunëve”.

“Po t’u futem dosjeve që kam unë, po të vije seancën tjetër dëgjimore del ndonjë fije edhe për babain tënd”.

Në kundërpërgjigje Xhaçka tha:

“Këto goditjet nën brez alla kohës së xhaxhit kanë kaluar, nuk më impresionojnë më. Me babanë tim laj gojën mirë kur të flasësh.”




Be the first to comment

Leave a Reply