Habit moderatorja shqiptare: Publikisht po ta them, TË DUA SHUMË (Foto)




Aulona Musta është një nga gazetarët më të njohura në Shqipëri e cila me emisionin e saj Thumb ka thumbuar shumë personazhe të njohur të ekranit shqiptar.

Ajo është një nga moderatoret më aktive në rrjetet sociale dhe nuk nguron aspak të ndaj momente nga jeta e saj private.

Por edhe pse ajo e ka prezantuar pothuajse të gjithë familjen e saj me ndjekësit, me vëllain e saj Xhino nuk kishte publikuar asnjëherë një foto.

Ditën e djeshme ai ka festuar ditëlindjen e tij dhe sigurisht nuk mund të mungonte një urim nga motra e tij.

Aulona ka shpërndarë një foto në ‘instastory’ mbi të cilën shkruan: “Gëzuar ditëlindjen vëllaçko im. Ti i ke të gjitha mor burrë, s’di as çfarë të të uroj. Megjithatë publikisht po të them që të dua shum” shkruan xing.al.

Por ai jo vetëm që është një djalë shumë simpatik që me siguri mori vëmendjen e të gjitha vajzave shqiptare, por mesa duket xhino nuk është një personazh jo i njohur për shqiptarët pasi rezultoi se është një reper i cili ka sjell shumë këngë të ndryshme.




Be the first to comment

Leave a Reply